Gjimnastet, të cilat i shihni në video, do t’ju tregojnë se si t’i bëni këto ushtrime nga të cilat ato kanë krijuar koreografi argëtuese.
Nëse ndokush nga sportistet ka figurë biskonje dhe të harmonishme, atëherë ato janë gjimnastet. Mirëpo, për një dukje të këtillë nevojiten orë të tëra ushtrimesh.
Edhe pse disa ushtrime të tyre shumica nuk mund t’i bëjnë, këto ushtrime të stomakut çdokush mund t’i bëjë, transmeton Telegrafi.
Fjala është për 3 ushtrime – varianti në kombinim me ngritjen e njërës këmbë, pastaj tjetrës në drejtim të gjoksit (bëni 7 deri 12 herë me secilën këmbë në tri seri, pastaj pushoni), dhe pastaj ngrini dorën dhe këmbën njëkohësisht.
Derisa jeni të shtrira në shpinë (ushtrimin bëjeni 7 deri 10 herë, pastaj pushoni) dhe në mënyrë alternative ngrini njërën dhe këmbën tjetër sikur vozisni biçikletën, derisa pjesa e sipërme qëndron e ngritur sado që të mundeni (përsërisni 7 deri në 12 herë në tri seri). /Telegrafi/