Site icon Telegrafi

Për shtatë ditë regjistrohen 29 aksidente në Ferizaj

Gjatë javës së kaluar në regjionin e Ferizajt kanë ndodhur gjithsejtë 29 aksidente në komunikacion. Prej tyre 17 aksidente me dëme të konsiderueshme materiale dhe janë lënduar gjithsejtë 15 persona. Policia e Kosovës në Ferizaj vazhdon t’i bën thirrje vozitësve që të kenë kujdes gjatë ngasjes së automjeteve.

Në raportin javor të policisë në Ferizaj thuhet se do të vazhdojnë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet.

“Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik”, thuhet midis të tjerash në raport.

Po ashtu sipas raportit gjatë javës së kaluar janë shqiptuar gjithsejtë një mijë e 455 gjoba dhe janë pezulluar 10 patent shofer./Telegrafi/

Exit mobile version