Telegrafi

Për shkak të përmbytjes, shembet ndërtesa në Kinë –  shpëtimtarët po nxjerrin qytetarët nga veturat e mbuluara me ujë

Autoritetet kineze kanë paralajmëruar për “më shumë fatkeqësi natyrore” që priten në muajin e ardhshëm, ndërkohë që shirat e dendur tashmë po shkaktojnë probleme të mëdha në vend.

Një tjetër paralajmërim është në fuqi për pjesë të mëdha të Kinës qendrore dhe jugperëndimore, duke bërë që mijëra njerëz të evakuohen, transmeton Telegrafi.

Se sa alarmante është situata e tregojnë më së miri pamjet nga Chongqing, ku uji shembi një ndërtesë.

Ndërkohë, shpëtimtarët në provincën Henan po shpëtojnë njerëzit nga veturat e mbuluara me ujë. /Telegrafi/