L’Equipe shkruan se PSG do t’i paguajë 60 milionë euro Kylian Mbappes falë një klauzole të veçantë në kontratë të quajtur “klauzolë besnikërie”.
Sipas klauzolës së përmendur, PSG është i detyruar t’i paguajë Mbappes shumën prej 60 milionë euro çdo sezon që ai qëndron në klub.
Kur kësaj i shtohet edhe paga prej 72 milionë euro në vit, shifra shkon në 132 milionë euro për çdo sezon.
L’Equipe shkruan se në këtë mënyrë PSG dëshiron të inkurajojë Mbappen të nënshkruajë një kontratë të re, sepse ajo aktuale e tij zgjat deri në vitin 2024, dhe gjithçka me qëllim që të refuzojë Real Madridin dhe t’i tregojë atij se Parisi është vendi ku duhet të qëndrojë dhe se ai nuk ka nevojë të shkojë në një klub tjetër.
Kështu, PSG-ja i ka paguar Mbappes një shumë të barabartë me dhjetë pagat e tij mujore dhe e njëjta gjë do të jetë edhe sezonin e ardhshëm, nëse ai do të qëndrojë në klub dhe do të vazhdojë të luajë për këtë skuadër.
Mbappe luajti gjithsej 34 ndeshje për PSG-në këtë sezon, duke shënuar 31 gola dhe duke regjistruar tetë asistime.
Vlera e tij në Transfermarkt është 180 milionë euro. /Telegrafi/