Site icon Telegrafi

Për shërimin e Schumacherit deri më tani janë harxhuar rreth njëzet milionë euro

Michael Schumacher para katër vjetëve pësoi një aksident në alpet franceze gjatë skijimit.

Sot është shënuar përvjetori i katërt i dëmtimit të ish-pilotit të Formula 1 dhe se për gjendjen e fundit të gjermanit shumë pak dihet.

Në fakt, 48-vjeçari është raportuar se ka humbur shumë peshë dhe aktualisht është vetëm 45 kilogramë ndërsa ka humbur në gjatësi për 15 centimetra.

Piloti gjerman me bashkëshorten, Corinna Betsch

Mediat e huaja të afërta me familjen e sportistit raportojnë se deri më sot janë harxhuar rreth njëzet milionë euro për shërimin e Schumit.

Shtatë herë kampioni botëror pritet të dërgohet për shërimin në Shtetet e Bashkuara të Ameriksë.

Së fundi, për të mbledhur sa më shumë fonde, skuderia e Ferrarit e ka shitur bolidin e gjermanit për 7.5 milionë euro.

Ndryshe, Schumi është rikthyer në garat me vetura të shpejta pas një largimi për disa vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version