A jeni gati për ndonjë ushtrim serioz?
Nëse keni vendosur me seriozitetin më të madh të filloni stërvitjen, ne kemi një propozim për ju.
Një set ushtrimesh 30-minutëshe në shtëpi do të jetë një pikënisje e shkëlqyer.
Bëhuni gati për një ritëm të ashpër dhe shumë djersitje, transmeton Telegrafi.
Por, mbani në mend se mundi i investuar me siguri do të shpërblehet!
Të gjitha këto ushtrime vënë në lëvizje gjithë trupin, e nuk kanë nevojë për mjete ndihmëse.
Përpiquni të bëni ndryshime dhe të provoni metoda të ndryshme për të mos e lejuar veten të mërziteni.
Shihni planin e trajnimit:
/Telegrafi/