Site icon Telegrafi

Për një muaj policia në Ferizaj realizon 153 arrestime për urdhëresa të gjykatave

Policia e Kosovës në Ferizaj gjatë muajit shtator ka qenë mjaftë e përkushtuar edhe në realizimin e kërkesave të gjykatave për t’i sjellë para drejtësisë personat e kërkuar. Sipas një plani operativ gjatë kësaj periudhe ka realizuar gjithsejtë 153 urdhëresa të gjykatave kompetente që kanë të bëjnë për vepra të ndryshme penale.

Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për regjionin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se sa herë që kanë kërkesa nga gjykata për t’i sjellë personat para drejtësisë, ata realizojnë plane operative për arrestimin e tyre.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’”, ka thënë Veseli, duke shtuar se të dhënat e qytetarëve do të ruhen  në koefidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version