Site icon Telegrafi

Për një muaj 154 aksidente në Ferizaj

Policia Rajonale në Ferizaj gjatë muajit shtator ka regjistruar gjithsejtë 154 aksidente duke përfshirë edhe komunat fqinjë si Kaçaniku, Shtërpca, Shtimja dhe Hani i Elezit.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka thënë se nga këto aksidente janë lënduar 104 persona, ndërkaq 82 janë regjistruar me dëme të konsiderueshme materiale.

“Policia e Kosovës në Ferizaj, po vazhdon angazhimet duke realizuar aktivitete të shumta e duke hartuar plane të ndryshme operative. Në përgjithësi numri i aksidenteve për muajin shtator-2024 ka qenë në rritje prej + 5.5 %, për dallim nga muaji shtator-2023, që janë raportuar 146 aksidente të komunikacionit rrugor. Prandaj apelojmë te vozitësit që të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturave të tyre në komunikacion”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

Policia e Kosovës në Ferizaj edhe gjatë së enjtes nëpërmjet një komunikate ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version