Site icon Telegrafi

Për një javë mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara – Policia në Gjilan apelon qytetarët për kujdes të shtuar në trafik

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, për një javë kanë shqiptuar 1952 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 16 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetim të 9 aksidenteve të trafikut me të lënduar, hetim i një aksidenti me pasoja fatale dhe janë shqiptuar masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 35 ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, policia rajonale në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin,vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas tyre, siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. /Telegrafi/

Exit mobile version