Site icon Telegrafi

Për një ditë, Drita konfirmoi marrëveshjen me 13 futbollistë

Paralajmërimet e kryesisë së re se do t’ia kthejë shkëlqimin Dritës po dalin të jenë të sakta.

Në ditën e parë të punës, udhëheqësia e klubit gjilanas ka konfirmuar marrëveshjen me 14 futbollistë, dy prej tyre përforcime tejet cilësore.

Kësisoj, klubi vazhdoi bashkëpunimin me Artan Latifin, Taulant Halitin, Florim Berishën, Almedin Muratin, Muhamet Huruglicën, Durim Baxhukun, Toni Salihun, Florent Byqmetin, Arlind Shaqirin, Erblir Avdiun dhe Blerti Rashitin, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndërkohë, transferoi ish-dyshen e Llapit, Alban Mavriqin dhe Viktor Kukën.

Ndërsa, një ditë më parë, Drita zyrtarizoi edhe transferimin e Petrit Osmanit, i cili në edicionin e fundit ishte pjesë e Prishtinës.

Në total, për dy ditë, Drita konfirmoi 14 futbollistë, derisa ka paralajmëruar vazhdimin e bashkëpunimit edhe me lojtarë tjerë që ishin pjesës e skuadrës, duke mos përjashtuar edhe përforcime cilësore.

Exit mobile version