Telegrafi

Për Maradonën nuk vlejnë rregullat e Botërorit, ai ndez cigaren në stadium

Diego Armando Maradona (Foto: Getty Images)

Ndeshja e parë e Përfaqësueses së Argjentinës në Kampionatin Botëror ‘Ruisa 2018’ ishte ajo ndaj Islandës.

Latinët nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 ndaj vikingëve, edhe pse dominuan në fushë.

Gjithë këtë nga shkallët e stadiumit e shikoi legjenda Diego Maradona.

Në ekranin e madh të Spartak Stadium tifozët ishin të njoftuar se nuk lejohet pirja e duhanit.

Por, kësaj rregulle nuk ia vuri veshin shumë legjenda argjentinase.

Ai kishte ndezur një puro dhe i papenguar nga askush bënte fotografi me tifozët dhe fushën në prapavijë.

E gjitha kjo u komentua menjëherë nga tifozët në rrjetet sociale, por jo vetëm. Ata pyetën edhe pse ish-sulmuesi i Barcelonës kishte në secilën dorë nga një orë.

Kjo sepse njërën e ka për të shikuar kohën në Argjentinë, ndërsa tjetrën për atë në Rusi. /Telegrafi/