Telegrafi

Për grafitin në Facebook nga viti 2005 sot do të fitoj 200 milion dollarë

Në vitin e largët 2005, në fillimet e Facebookut David pati pikturuar një mur në zyrat e sot rrjetit më të popullarizuar shoqërorë në botë. Mark Zuckerberg asokohe i pati ofruar: ose të ia paguaj disa mijëra dollarë në para të gatshme, ose të marr sasinë e njëjtë të aksioneve të Facebookut kur ai të dal në bursë.

Edhe pse nuk pati besuar në suksesin e Facebookut David ka vendosur për posedimin e aksioneve. Vlerësimi që pati bërë asokohe u tregua të ketë qenë shumë i mirë duke pasur parasysh se kompania sot vlen rreth 100 miliard dollarë. Siç raporton Times, pjesa e Davidit tani vlen 200 milion dollarë.

Bashkëpunimi i mirë i David dhe Facebookut po vazhdon edhe sot, e në videon e shfaqur më poshtë mund të shihet një nga takimet me Mark Zuckerbergun i cili edhe vet u provua në vizatimin e grafiteve. /Telegrafi/