Një ndër veprat më të rëndësishme të arkitekturës të krijuara pas vitit 1989 ka gjetur vendin e vet në Pragë, ndërkaq sot paraqet Shtëpinë e famshme botërore të vallëzimit, e cila për dizajnin e vet të veçantë, tërheq vizitorë nga të gjitha pjesët e botës!
Megjithatë, atë që shumica nuk e kanë ditur është që kjo është godina e parë e arkitektit të famshëm botëror, Frank Gehry dhe arkitektit çek, Vlado Milunic, por e cila ka marrë emrin sipas çiftit të famshëm të vallëzimit Fred Astaiere dhe Ginge Rogers, transmeton Telegrafi.
Dy kulla paraqesin Fred-in dhe Ginge-në dhe kështu e përbëjnë tërësinë, ndërkaq vetë ndërtesa arrin ekuilibrin e përsosur të modernes dhe antikës.
Ndërtesa sot është shtëpi e galerisë bashkëkohore artistike, e një numri të madh zyrash, baresh dhe restorantesh luksoze, ndërkaq për shumicën e vizitorëve paraqet burim të pashtershëm të inspirimeve për fotografi fantastike të cilat çdo ditë krijohen në këtë zonë, të quajtur Shtëpi e dehur!
Me gjithë këto debate të bujshme dhe qëndrimeve të cilat i ka shkaktuar, Shtëpia e vallëzimit në 15 vjetët e fundit ka fituar shpërblime dhe mirënjohje të shumta në gjithë botën, duke përfshirë edhe shpërblimin për dizajn të cilin e ndan revista amerikane “Time”.
Më shumë informacione për vetë ndërtesën, por edhe për përmbajtjen kërkoni në faqet zyrtare. /Telegrafi/