Anglia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Greqisë dhe Irlandës këtë muaj.
Për të dytin muaj radhazi asnjë lojtar i Manchester United nuk është ftuar dhe kjo nuk është për t’u befasuar.
Në tetor, Kobbie Mainoo, 19 vjeç, ishte i vetmi lojtar i thirrur, por u detyrua të tërhiqej për shkak të lëndimit.
Kjo ishte hera e parë që nga viti 1976 që asnjë lojtar i Manchester United nuk u shfaq në skuadrën e Anglisë.
Tani, Djajtë e Kuq kanë kaluar dy muaj që asnjë lojtar nuk i ftohet nga Tre Luanët.
Aktualisht Manchester United po kalon nëpër një formë të dobët këtë sezon, pasi gjendet në vendin e 13-të në Ligën Premier me 12 pikë. /Telegrafi/