Site icon Telegrafi

Për dy muaj, 8 kërkesa për lirim nga shtetësia e Kosovës në Komunën e Gjakovës

Kur kanë kaluar pothuajse dy muaj që nga fillimi I vitit 2025, pranë Sektorit të Gjendjes Civile në Komunën e Gjakovës janë bërë 36 kërkesa, për lirim, fitim dhe rifitim të shtetësisë së Kosovës.

Sa u përket këtyre kërkesave 8 nga këto kërkesa ishin për lirim nga shtetësia e Kosovës, 16 kërkësa ishin për fitim të shtetësisë së Kosovës, ndërsa 12 kërkesa të tjera ishin për rifitim të shtëtësisë së Kosovës.

Sipas zyrtarëve të gjendjes civile në Komunën e Gjakovës, një nga arsyet se pse qytetarët që kanë shtetësi kosovare bëjnë kërkesë për lirim nga shtetësia e Kosovës është sepse në disa nga shtetet në të cilët ata jetojnë dhe veprojnë nuk lejohet shtetësia e dyfishtë.

Tutje u bë e ditur se numri më i madh i kërkesave për fitim dhe rifitim të shtetësisë së Kosovës vjen nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër.

Exit mobile version