Kavanozat me speca ruani në vend të ftohtë dhe të errët
Përbërësit:
– 1,5 kg speca të ëmbël;
– ½ kg speca djegës;
– 1,5 kg djathë;
– 2 l hirrë;
– 4 lugë kripë.
Përgatitja:
Hirrën dhe kripën përzieni dhe lini të vlojnë, pastaj ftohni.
Djathin thërrmojeni dhe mbushni specat.
Radhisni në kavanoz dhe qitni sipër hirrën e zier dhe të ftohur.
Ruani në vend të errët dhe të ftohtë.
Ju bëfshin mirë! – transmeton Telegrafi.