Telegrafi

Për çfarë është mirë sauna?

Nëpërmjet lëkurës dalin jashtë pjesa më e madhe e papastërtive. Në këto elementë kimikë hyjnë edhe: shampot e trupit, xheli i dushit, losionet, sapunët dhe deodorantët.

Sauna rrit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen. Nëse në nxehtësi enët kapilare hapen, në të ftohtë kontraktohen për reaksion. Në këtë mënyrë qarkullimi i gjakut bën një gjimnastikë të nevojshme

Nxehtësia dhe lagështia e saunës shpërndan dhimbjen dhe relakson muskujt e lodhur. E efektshme sauna është edhe për dhimbjet e artriteve. Këshillohet që saunat në këtë rast të frekuentohen deri në tri herë në javë. Nëse i frekuentoni më shpesh efekti rrezikon të jetë i kundërt.

Trajtimi i rregullt i saunës i kombinuar me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime gjimnastikore të pranueshme do t’u ndihmojë të humbisni peshë dhe lufton celulitin.

Në këtë periudhë konsumoni shumë ujë pas dhe para seancës së saunës pasi rrezikoni të dehidratoheni. Shmangni konsumimin e pijeve me gaz. Për çdo 30 minuta do të digjni 300 deri në 500 kalori.

Sauna, jep gjithashtu çlirim nga astma dhe bronkitet dhe mund të parandalojë të ftohtin. /Telegrafi/