Kur dy persona janë të dashuruar, të tjerët pothuajse nuk ekzistojnë dhe askush tjetër nuk është i rëndësishëm përveç tyre.
Sjellja e tillë nevrikos njerëzit e rrethit të tyre, mirëpo për të shmangur këtë, çiftet gjërat private duhet t’i mbajnë për vete, transmeton Telegrafi.
Fjalët e ëmbla
Nuk është keq që personit të dashur t’i drejtoheni me “i dashur” apo “e dashur”, mirëpo çiftet njëri-tjetrin nuk duhet ta trajtojnë si fëmijë, që t’ia kujtojnë që duhet të hanë, të flenë gjumë, të pushojnë etj.
Mos kërkoni leje kur ju thërret shoqëria e vjetër
Çiftet kanë nevojë që të kalojnë kohën bashkërisht, mirëpo nëse miqtë i ftojnë të shkojnë në kinema apo në kafene, nuk duhet para tyre të marrin leje nga partneri. Ndryshimet e tilla të papritura në sjellje nuk janë të dëshirueshme. Fakti që dikush është në lidhje apo i martuar nuk do të thotë që patjetër duhet t’i harrojë miqtë e vjetër.
Mos i gjeni partnerë mikut
Kurrë mos kritikoni miqtë tuaj që nuk kanë partnerë dhe mos “i gjeni” partnerë potencialë. Nëse dëshirojnë ndihmë, miqtë tuaj do t’jua kërkojnë. Në të kundërtën – mos insistoni.
“Ne” në çdo bisedë
Shumica e çifteve e thonë këtë edhe para se të martohen. Gjatë bisedës është në rregull të përmendni fjalën “ne”, nëse partnerët kanë bërë diçka së bashku, mirëpo nuk duhet insistuar me “ne” nëse është më logjike të thuhet “unë, “ai”, apo “ajo”. Shfaqja publike e përkëdheljes së tepruar, njerëzve në rrethin tuaj do t’u shkaktojë pakënaqësi. /Telegrafi/