Telegrafi

Për banjën e ëndrrave: Zgjidhni zbukurime dhe shtojca të cilat do ta bëjnë të veçantë

Në të gjitha hapësirat detajet përfundimtare kanë fjalën e fundit në krijimin e përshtypjes, duke pasur parasysh që në banja zakonisht ka diçka më shumë se në hapësirat e tjera, janë shumë të rëndësishme për “mbyllje” përfundimtare të tërësisë vizuale

Punët përfundimtare janë kurora e rregullimit – pas përfundimit të punëve elementare, është koha që plotësisht ta aktivizoni imagjinatën dhe të krijoni hapësirën çfarë ju përshtatet në tërësi, transmeton Telegrafi.

Peshqirët, shumë lloje të objekteve shndritëse, tepihët e banjës, bile edhe rekuizitat higjienike – të gjitha këto kanë rol të rëndësishëm në krijimin e dukjes përfundimtare të banjës.

Ndonjëherë vetëm ngjyra e peshqirëve në banjat njëngjyrëshe mundet shpejt, lirë dhe me efikasitet të ndryshojë atmosferën e hapësirës, si për shembull llojet dhe vendosja e luleve.

Peshqirët me ngjyrë të zezë, dizajni i karriges dhe shishja e madhe e parfumit do ta bëjnë banjën të theksuar dhe me elegancë. Po ashtu, llamba e vjetër, detajet nga bakri dhe tepihët ngjyrë të hirtë do t’i japin banjës dukje të mrekullueshme.

Stile dhe mundësi ka shumë, vetëm se është e nevojshme të vendosni cila më së miri i përshtatet shijes suaj.

Disa nga elementet të cilat mund të ndikojnë në mënyrë drastike në vizurën e hapësirës janë të veçanta, pasqyrat e mëdha me korniza të theksuara me linja klasike dhe të pazakonta, vendosja e llambës antike në dollapin e banjës me dukje minimaliste apo megjithatë portretet e kornizuara me forma dhe motive të ndryshme.

Në detaje përfundimtare mund të përfshini edhe qirinj…

Pos ngjyrave, formave dhe materialeve, është me rëndësi të theksohet edhe rëndësia e efektit vizual të vetë mënyrës së vendosjes së detajeve përfundimtare.

/Telegrafi/