Derisa disa studime të paradokohshme kanë treguar se si seksi mesatarisht zgjat rreth shtatë minuta, eksperti i njohur dr. Harry Fisch, i specializuar për shërimin e problemeve të meshkujve, konstaton se si madje edhe kjo është e tepruar.
Në hulumtimin për librin e ri të tij “E vërteta e kulluar – arsimimi ultimativ seksual për të rriturit”, ka zbuluar që madje 43 për qind e çifteve mesatarisht nuk bëjnë dashuri më gjatë se dy minuta, transmeton Telegrafi.
Si fajtorë kryesorë për këtë akuzon meshkujt, ndonëse ejakulimin e hershëm e konsideron gjendjen në të cilën eksitimi seksual nuk mund të kontrollohet më shumë se një minutë. Më shumë se 90 për qind e femrave nuk mund të përjetojnë orgazëm në afatin prej dy minutave, andaj në seksin e tillë kënaqësia e tyre definitivisht është e mohuar.
Ekzistojnë variacione të mëdha midis çifteve, kështu që disa vërtet bëjnë dashuri edhe deri në një orë, mirëpo ekzistojnë dukshëm më shumë syresh, seancat e zjarrta të të cilëve janë më të shkurtra, thotë Fisch.
Fisch shton se si meshkujt të cilët nuk mund ta shtyjnë orgazmën dy minuta nga fillimi i seksit, apo as ta përjetojnë edhe pas 40 minutave të të bërit dashuri, gjithsesi do të duhej të kërkonin ndihmën e mjekut, sepse problemet e tilla mund të përmirësohen.
Çiftet mesatarisht bëjnë dashuri dy herë në javë, ndërkaq pasoja e seksit të shkurtër me siguri është edhe mungesë e dëshirës për të. /Telegrafi/