Telegrafi

Për 15 vite qëndroi në ekzil, ish-kryeministri tajlandez rikthehet në vendlindje – arrestohet menjëherë

Ish-kryeministri i Tajlandës, Thaksin Shinaëatra, shkeli sot në tokën tajlandeze për herë të parë që nga viti 2008, duke u kthyer nga ekzili dhe përfunduar në burg, vetëm disa orë përpara votimit parlamentar për formimin e qeverisë.

Thaksin, miliarder dhe udhëheqës i partisë populiste Pheu Thai, iku jashtë vendit 15 vjet më parë përpara se të burgosej për shpërdorim të pushtetit, dy vjet pasi ushtria e rrëzoi atë në grusht-shtet, duke përmendur korrupsionin dhe pabesinë ndaj monarkisë së fuqishme, të cilën ai e mohon, transmeton Telegrafi.

74-vjeçari, bëri një paraqitje të shkurtër me anëtarët e familjes në terminalin e aeroplanëve privatë në aeroportin e Bangkokut, duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur qindra mbështetës, përpara se të dërgohej me një autokolonë policie në Gjykatën e Lartë dhe më pas të dërgohej në burg, ku sipas gjykatës do të qëndrojë tetë vjet prapa grilave.

Ardhja e politikanit më të njohur të Tajlandës vjen ndërsa dhoma e ulët dhe Senati i emëruar nga ushtria, takohen përpara një votimi për kandidatin për kryeministër Srettha Thavisin, një manjat i pasurive të paluajtshme i futur në politikë nga partia e Thaksin vetëm disa muaj më parë.

Kthimi i tij ka nxitur spekulime Pheu Thai kishte krijuar një aleancë me ish-armiqtë në ushtri dhe institucion, duke e lejuar atë të kthehej i sigurt. /Telegrafi/