Treningu zgjat gjithsej shtatë minuta, ndërsa rezultatet janë të garantuara
Nëse këtë trening e bëni çdo ditë, për dy javë do të keni rezultatet e para, transmeton Telegrafi.
Këto ushtrime sulmojnë muskujt e këmbëve, aktivizojnë bash secilin muskul veç e veç, nga pulpat deri te vithet.
Me këtë trening nuk do të shkrini shumë dhjam, por do të arrini të keni muskujt të tendosur e të hollë.
Më së miri do të ishte që këto ushtrime t’i kombinoni me kardio-trening.
Mos prisni asnjë minutë më shumë, por filloni me ushtrimin dhe për dy javë do të jeni më të kënaqura me dukjen tuaj para pasqyrës.
/Telegrafi/