Site icon Telegrafi

Pepe do ta vazhdojë kontratën me Porton dhe do të luajë deri në moshën 42 vjeçare

(Foto: Getty Images)

Mbrojtësi portugez, Pepe, në muajin e ardhshëm (26 shkurt) do t’i mbushë 40 vjet. Mirëpo, lojtari i Portos nuk e ka në plan të heqë dorë nga futbolli aktiv.

Sipas njoftimeve të Maisfutebol, veterani pritet të nënshkruajë kontratë të re, e cila do të jetë valide deri në vitin 2025.

Me këtë rast, qendërmbrojtësi do të ishte i lidhur me klubin portugez deri në moshën 42 vjeçare.

(Foto: Getty Images)

Pepe ka një karrierë të bujshme prapa vetes. Me Real Madridin, ai ka fituar gjithçka që mund të fitohet me klube, mes tjerash tri trofe të La Ligas, tri Liga të Kampionëve e dy Kupa të Botës për Klube.

Njëherësh, ai ka qenë i suksesshëm edhe me përfaqësuesen e Portugalisë duke e fituar Kampionatin Evropian, si edhe Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Exit mobile version