Site icon Telegrafi

Pepe e rrëmbeu vëmendjen e përballjes mes Portos dhe Atleticos – mbrojtësi u konfrontua i vetëm me lojtarët e Los Cholchoneros

Mbrojtësi i Portos, Pepe, ishte në qendër të vëmendjes mes disa skenave të tensinouara gjatë humbjes 3-1 të klubit kundër Atletico Madridit.

Në Estadio do Dragoa u pa një situatë e tensionuar, e që një grumbull lojtarësh kishin përplasje mes vete.

Sulmuesi i Atleticos, Yannick Carrasco u përjashtua nga loja në minutën e 67-të për fyerje dhe pak çaste më vonë, Angel Correa dhe Otavio morën kartonë të verdhë për sjellje josportive.

Siç mund ta shihni në pamje, ish-mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, vendosi të përballej me një grup lojtarësh të Atleticos dhe ishte i acaruar me Mario Hermoson përpara se të merrte një karton të verdhë për sjellje josportive.

Tre minuta më vonë, Wendell i Portos u përjashtua me karton të kuq po ashtu; një moment që shkaktoi një përleshje të madhe mes lojtarëve.

Atletico vazhdoi të rrëmbejë një vend të 1/16-tës në Ligën e Kampionëve falë golave ​​të Antoine Griezmann , Angel Correa dhe Rodrigo De Paul, por këto skena të pakëndshme rrëmbyen spektaklin e përballjes. /Telegrafi/

Exit mobile version