Arda Turan i ka thënë lamtumirë kombëtares turke.
Futbollisti i Barcelonës, Turan ka konfirmuar se është pensionuar prej kombëtares së Turqisë.
Ai sot gjatë ditës ishte fjalosur me një gazetar në aeroplan ku edhe i kishte kapur edhe për fyti, e cila gjë kishte shkaktuar reagime të mëdha deri tek bojkotimi i konferencës për shtyp të Turanit, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se më shumë po i shkaktoj probleme kombëtares se sa po i sjelli dobi. Shpresoj se njerëzit do të më mbajnë mend për vepra të mira dhe jo si një ish-kapiten i ekipit”.
“Unë po pensionohem prej kombëtares. Suksese i uroj ekipit tonë kundër Kosovës dhe në ndeshjet tjera”, ka thënë Turan përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Ndryshe, Arda ka luajtur 97 ndeshje për kombëtaren duke shënuar 17 gola. /Telegrafi/