Telegrafi

Pensionohet portieri legjendar irlandez

Shay Given ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij futbollistike.

Portieri legjendar irlandez nuk të mbrojë edhe njëherë portën e tij.

Kjo pasi, në moshën 40-vjeçare ka vendosur t’i varë dorëzat në gozhdë.

Given gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në Ligën Premier, në skuadra si Blackburn Rovers, Manchester City e Aston Villa dhe Newcastle United, ku luajti për 12 vite.

Ish-portier i Newcastle luajti edhe 134 ndeshje për kombëtaren e Republikës së Irlandës, teksa skuadra e fundit ku luajti ishte Stoke City. /Telegrafi/