Telegrafi

Pensionohet kampioni i Formula 1

Fundjavën e kaluar, ai zyrtarizoi titullin e parë në Formula 1, ndërsa këtë të premte Nico Rosberg ka bërë të ditur se tërhiqet përfundimisht nga Formula 1.

Gjermani arriti të fitojë të dielën titullin e parë botërorë, duke e zyrtarizuar atë pikërisht në garën e fundit, pas një dueli të fortë me pilotin britanik, njëkohësisht shokun e tij të skuadrës, Hamilton.

“Unë e ngjita malin, jam në kulm, kështu që tërheqa mund të cilësohet e drejtë”, shkroi Rosberg në një postim në Facebook ditën e sotme.

Sezonin e fundit, kampioni i Formula 1 arriti të fitojë 9 nga 21 gara dhe fitoi në fund me 5 pikë më shumë se Hamilton.