Telegrafi

Pengu i vetëm i Ibras nga PSG

Zlatan Ibrahimovic ka vetëm një peng nga koha sa ishte lojtar i Paris Saint-Germainit.

Ai u transferua nga kampioni francez te Manchester Unitedi gjatë kësaj vere. Sulmuesi suedez ka luajtur për katër sezone në Paris, ku ka fituar edhe katër tituj kampioni.

Përkundër kësaj përvoje të gjatë me PSG-në, e vetmja gjë që Ibras po i mungon është paga që merrte te Parisi, transmeton KP.

“Më mungon rroga që merrja në Paris. Kjo është ajo që më mungon”, u ka thënë ai gazetarëve të SFR Sport.

Ndryshe, Ibrahimovic ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni me Djajtë e Kuq.