Pasi koha e rregullt mes Spanjës dhe Zvicrës ishte mbyllur baras 1-1, edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan me këtë rezultat.
Në minutën e 9-të erdhi goli për spanjollët. Pas një goditje këndi, topi u largua nga zona, duke shkuar tek këmbët e Jordi Albas. Mbrojtësi i majtë gjuajti drejt portës, por goditja e tij u devijua nga Denis Zakaria për të përfunduar në rrjetë për 1-0.
Në pjesën e dytë Zvicra barazoi rezultatin me golin e bukur nga Xherdan Shaqiri.
GOAL! Switzerland 1-1 Spain (Shaqiri 68')#EURO2020 | #SUI pic.twitter.com/9ALfQ1jmQI
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 2, 2021
Në minutën e 77-të, Zvicra mbeti me një lojtar më pak, pasi Remo Freuler, u largua me karton të kuq pas një ndërhyrje në mesin e fushës.
Deri në fundi edhe pse kishte raste nga Spanja, goli nuk kishte.
Edhe në vazhdime Spanja ishte më e mirë, por Yann Sommer priti çdo top në drejtimin e tij.
Sommer in beast mode (again) 🔥🔥🔥#EURO2020 pic.twitter.com/PzIMa77cHh
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 2, 2021
Penalltitë do të vendosin gjysmefinalistin. /Telegrafi/