Telegrafi

Penalltitë, festa e lojtarëve të Villarreal pas fitores dhe trofeu i Ligës së Evropës

Villarreal dhe Manchester United kanë luajtur baras (1-1) pas 90 minutave në finalen e Ligës së Evropës, ndërsa spanjollët janë shpallur fitues pas ekzekutimit të penalltive.

Gerard Moreno shënoi në pjesën e parë për Villarrealin, ndërsa Edinson Cavani shënoi në pjesën e dytë për United.

Koha e rregullt dhe vazhdimet nuk sollën fitues, ndërsa penalltitë ishin ato që do ta bënin këtë gjë.

U desh të goditen 22 penallti që të shpallej fituesi. Portierët Geronimo Rulli (Villarreal) dhe David de Gea (Manchester United), në fund gjuajtën, ku ky i pari e priti penalltinë, duke e shpallur Villarrealin kampion.

Festa e Villarrealit ishte e madhe pasi shiheshin si autsajder në këtë ndeshje.

Ky është trofeu i katërt për Unai Emery në Ligën e Evropës, në pesë finale të luajtura, duke u konfirmuar si strateg i madh i kësaj gare.

Ky trofe i Villarrealit është i pari i këtij lloji pas dy Kupave Intertoto të fituara në vitet 2003 dhe 2004.

Trofeu i sotëm është padyshim më i madhi në histori të ‘Nëndetëses së Verdhë’. /Telegrafi/