Site icon Telegrafi

PEMA M’U FUT NË DUAR

Poezi nga: Ezra Pound
Përktheu: Faslli Haliti

Pema më hyri thellë në duar,
Limfa e saj më zbriti në krahë,
Pema m’u rrit në gjoks –
Thellë,
Degët më dalin si krahë.
Je pemë,
Je myshk,
Je manushaqe përshkuar prej erës-
Krijesë – tepër e lartë – je ti
Dhe e gjithë kjo është marrëzia e botës.

Exit mobile version