Site icon Telegrafi

Pema e tharë dhe baltë në hyrje të ndërtesës, banorët e rrugës “Faton Shabani” në Prishtinë kërkojnë të zgjidhen këto probleme

Banorët e rrugës “Faton Shabani” në Prishtinë kanë ngritur shqetësimet e tyre për dy probleme që ekzistojnë në pjesën ku ata jetojnë.

Në platformën Ndreqe.com, ata kanë treguar se është një pemë e cila është tharë pranë një ndërtese, nga e cila po bien pjesë dhe kjo mund të rrezikojë kalimtarët dhe banorët, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, problemi tjetër lidhet me grumbullimin e baltës në hyrje të ndërtesës, ku sipas tyre, krijimi i baltës po po krijon vështirësi për kalimtarët, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

Banorët kanë kërkuar nga komuna që të intervenon në rregullimin e këtyre dy problemeve./Telegrafi/

 

Exit mobile version