Nëse pëlqen (ose je lidhur me) një person të shenjës së Peshqve, ky artikull do të të ndihmojë të dish gjithçka rreth tij!
Peshqit janë persona të ndjeshëm, të paparashikueshëm në aspektin emocional dhe janë gjithnjë të uritur për njerëz kreativë. Ata shkojnë me rrymën, por kanë kaq shumë ëndrra dhe fantazi, sa nuk është çudi nëse duan të sjellin ndryshimin. Ata janë romantikë, intiutivë dhe empatikë, sigurisht, nëse të kanë qejf.
Simboli: Peshqit
Elementi: Uji
Planetët që e udhëheqin: Jupiteri (tradicional) dhe Neptuni (modern)
Si mund t’i përshkruajmë: Kreativë, të ndjeshëm, emocionalë, të mençur, empatikë, intiutivë
Tani, shkojmë te pjesa që të intereson: Çfarë kërkojnë Peshqit në një marrëdhënie?
Duke qenë se simboli i Peshqve janë dy peshq që shkojnë në drejtime të kundërta, do të thotë se edhe Peshqit duan pikërisht këtë: fantazinë dhe realitetin.
Peshqit duan që partneri/ja (pra, ti) t’a plotësosh në shumë dimensione dhe të ndërtosh ura lidhëse me mendjen, shpirtin dhe trupin e tyre. Peshqit tërhiqen nga persona me shpirt artistik dhe ëndërrimtar, ndaj ata joshen nga gjestet romantike, të cilat tregojnë se ti ke menduar për ta.
Ata e duan shumë dashurinë dhe mendojnë se është forca që lëviz botën. Por, siç e thamë, mos mendo se me një buqetë me lule, ca çokollata dhe një arush (sidomos me një arush) e plotësove aspektin e tyre romantik, përkundrazi, njihi mirë, mendo për dhuratën perfekte dhe tregoju se je përkushtuar për t’i bërë të lumtur.
Si sillen Peshqit në një lidhje?
Si një shenjë empatike dhe e ndjeshme, Peshqit kërkojnë gjithnjë pjesën shpirtërore, por nga ana tjetër, ndikohen shumë nga ajo që ti u ofron. Pra, janë “sfungjerë” që thithin emocionet dhe botën përreth. Peshqit janë pak të dyzuar, pasi në një moment mund t’i shohësh si ekstrovertë që bëjnë namin dhe thonë vetëm batuta, në momentin tjetër, mund të shmangin çdo kontakt me sy.
Ajo që duhet të kesh patjetër, është inteligjenca emocionale, në mënyrë që ta kuptosh se ç’po përjeton personi.
Peshqit janë edhe pak misteriozë dhe këtë pjesë e ruajnë me fanatizëm, edhe nëse janë në një lidhje të gjatë dhe të shëndetshme.
Ç’pëlqejnë Peshqit?
Ata tërhiqen nga njerëzit që kanë botën e tyre abstrakte dhe vizionet e tyre autentike. Duan që të lidhen gjithnjë me njerëz kuriozë, të ndjeshëm dhe mendjehapur, të cilët mendojnë “jashtë kornizave”.
Në fund të ditës, Peshqit përthithin gjithçka përreth, ndaj nuk tolerojnë asnjë qasje negative, apo tentativë që synon t’u dëmtojë barrierën dhe “luspat” e tyre të bukura. Pra, sa më pak paragjykues, sa më shumë mendjehapur. Ah, edhe mos guxo t’u flasësh Peshqve me ton të lartë, pasi ose do të shpërthejnë në lot, ose do të të bëjnë ‘block’ kudo!
Me cilat shenja përshtaten Peshqit?
Me Gaforren, Akrepin, Virgjëreshën, Bricjapin dhe Demin. Të gjitha këto e sjellin me këmbë në tokë një Peshk që e ka kokën mbi re, citon Anabel.
Cilat shenja nuk përshtaten fare me Peshqit?
Binjakët dhe Shigjetari mund të jenë paksa shumë të athët me zemrën e butë të Peshqve, duke mos u lënë zgjidhje tjetër, përpos se t’i mbajnë sa më larg. Ndërsa me Peshoren, Peshqit edhe pse mund të mos merren vesh shumë mirë, sërish mund të krijojnë një pasion të zjarrtë. /Telegrafi/