Lorenzo Pellegrini zbulon se ishte Jose Mourinho ai që i tha atij të mos ekzekutonte penalltinë në fitoren 3-0 të Romës ndaj Udineses, derisa shënoi golin e tij të parë nga loja e hapur që nga tetori 2021.
Giallorossët ishin skuadra e vetme deri më tani që luajtën në Evropë në mesjavë dhe gjithashtu fituan ndeshjen e tyre në Serie A.
Kjo do të thotë se ata kalojnë tre pikë përpara në vendin e tretë dhe tani kanë një avantazh prej pesë pikësh ndaj Interit të vendit të pestë.
“Ishte e rëndësishme sepse ne patëm mundësinë të shihnim rezultatet e skuadrave të tjera dhe kemi punuar për një kohë të gjatë për të qenë atje lart. Është një ditë e mrekullueshme”, deklaroi Pellegrini për DAZN.
“Ka më shumë ndeshje përpara nesh, ne fillojmë të mendojmë për të enjten nga tani dhe më pas mund të fokusohemi në Serie A. Mendoj se kjo skuadër ka bërë vërtet përmirësime në aspektin e mentalitetit”.
“Penalltia? Ishte një zgjedhje e bërë nga trajneri. Isha gati për të ekzekutuar penalltinë, por ai më tha duke marrë parasysh atë që kishte ndodhur dhe momentin e përgjithshëm që po kaloja, rëndësinë e çlirimit të mendjes, ai donte që unë të mos e kisha këtë peshë. Unë do të jem gati të ekzekutoj penalltinë e radhës nëse më nevojitet”, ka shtuar më tej ai.
Bryan Cristante dështoi nga pika e bardhë, gjersa Edoardo Bove e përmirësoi gabimin e të parit, për 1-0, më pas Pellegrini shënoi golin e tij të parë nga loja e hapur në 560 ditë përpara goditjes me kokë të Tammy Abraham për rezultatin 3-0. /Telegrafi/