Manuel Pellegrini mund të shkarkohet para përfundimit të sezonit në Ligën Premier.
Daily Star Sunday raporton se pozita e shefit aktual të Cityt është “në pikëpyetje”.
E gjithë kjo në saje të rezultateve të dobëta të Manchester Cityt, ku në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, tre humbje dhe një barazim, transmeton Telegrafi
Shto edhe faktin se rivalët për vendin e katërt në Ligën Premier, West Ham United dhe Manchester United janë vetëm një pikë larg zonës që të dërgon në Ligën e Kampionëve.
Citizens tashmë kanë paralajmëruar se kanë arritur marrëveshje me trajnerin spanjoll të Bayern Munich, Pepe Guiardiola, që të merr drejtimin e skuadrës që nga sezoni i ardhshëm. /Telegrafi/