Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka thënë se ata do të luajnë për fitore ndaj Paris Saint-Germainit.
Tekniku kilian është i bindur te kualifikimi sepse ata do të sulmojnë nga minuta e parë.
“Kompany nuk është 100 për qind gati dhe kështu nuk do të luaj. Por, unë kam besim për lojtarët që do të startojnë , posaçërisht te mbrojta jonë”.
“E di që do të jetë e vështirë pasi ata kanë një ekip të mirë dhe për këtë kemi qendë të vetëdijshëm edhe në ndeshjen e parë në Paris, por ne provuam të fitojmë edhe atje”.
“Nesër do provojmë të njëjtën gjë, sepse kjo është mënyra jonë e lojës. Nuk do të mbrohemi, duam të shënojmë dhe në këtë mënyrë do të luajmë nga minuta e parë”, ka thënë Pellegrini. /Telegrafi/