Site icon Telegrafi

Pellegrini mungon dy muaj te Roma

Roma do të jetë pa Lorenzo Pellegrinin për dy muajt e ardhshëm shkaku i lëndimit që ka pësuar lojtari.

Mesfushori ka pësuar lëndim në fitoren 1-0 të Giallorossëve ndaj Lecces në fundjavën e kaluar, duke i zgjatur muskujt e këmbës së djathtë.

Roma ka konfirmuar në këtë mëngjes së gjendja e lojtarit është e mirë, mirëpo po punojnë që ai të rikthehet sa më shpejtë në fushë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Roma

23-vjeçari do të mungojë deri në fund të muajit nëntor ose deri në fillim të dhjetorit, e që do të jetë një mungesë e madhe për romakët.

Pellegrini do t’i humbet disa ndeshje të rëndësishme si ajo me, Napolin, Milanin dhe ndoshta edhe atë më Interin. /Telegrafi/

Exit mobile version