Telegrafi

Pellegrini mund të mbetet në Angli

Manuel Pellegrini mund ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier edhe pas largimit nga Manchester City.

Strategu kilian do të zëvendësohet nga Pep Guardiola nga sezoni i ardhshëm, ndërsa është lidhur me klube të tilla, si Valencia, Zenit St. Petersburg, madje edhe me Arsenalin.

“Ka shumë gjëra interesante këtu në Angli, sepse të gjitha klubet i kanë paratë e mjaftueshme për të pasur projekte të mira, prandaj shumë trajnerë janë të interesuar për shumë klube”.

“Me të drejtat e reja televizive, ka më shumë para dhe të gjitha skuadrat këtu në Angli mund të marrin lojtarë të mirë”, ka deklaruar Pellegrini për Sunday Telegraph.

Ai ka thënë se nuk është i interesuar doemos për ndonjë klub të madh dhe se nuk i intereson aq shumë skena evropiane. /Telegrafi/