Telegrafi

Pellegrini mund ta trajnojë mbrojtësin shqiptar

Valencia e ka vënë Manuel Pellegrinin në krye të listës për të zënë postin e trajnerit në Mestalla.

Trajneri kilian do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, pasi në Etihad Stadium do të angazhohet Pep Guardiola.

Në ndërkohë, klubi spanjoll e ka shkarkuar trajnerin e deritanishëm, Gary Neville.

Valencia e konsideron ish-trajnerin e Real Madridit si njeriun e duhur për ta rikthyer skuadrën në vendet e para në tabelë.

Drejtori sportiv, Suso Garcia Pitarch, tashmë është takuar me agjentin e Pellegrinit për të diskutuar mundësinë e angazhimit të trajnerit. /Telegrafi/