Manuel Pellegrini, trajneri Manchester Cityt, thotë se barazimi 2-2 si mysafir i PSG-së në çerekfinalen e parë është rezultat pozitiv për skuadrën e tij.
Kiliani thotë se akoma asgjë s’ka përfunduar, por në takimin e kthimit në Etihad skuadra e tij do të luajë vetëm për fitore, transmeton koha.net
“Çerekfinalja mbetet e hapur, duhet të luajmë edhe 90 minuta në Manchester, por ky është rezultat i mirë për ne. Bëmë disa gabime në golin e parë”.
“Në pjesën e parë, nëse do që të fitosh, nuk bën të bësh aso gabime. Por, do të provojmë të fitojmë ndeshjen nga minuta e parë, kjo është loja që duhet luajtur. Ishte pritje e mirë e Joe Hartit (te penaltia e Ibrahimoviqit). Ndeshje shumë e barabartë”, ka thënë ai.