Site icon Telegrafi

Pellegrini flet për finalen e Tiranës: Dua që trofeun ta sjell në Romë

Roma do ta luaj finalen e parë evropiane pas 30 viteve pritje.

Giallorosët do të përballen me Feyenoordin në finalen e Konferencës të mërkurën e 25 majit në Air Albania në Tiranë.

Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini synon që ta bëhet i pari nga Giallorosët që do të ngritë lart një trofe evropian, pasi Roma më parë kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Numri shtatë i kryeqytetasve italian ka deklaruar se dëshiron që ta sjell trofeun e Ligës së Konferencës në Romë.

“Kemi mundësinë që të fitojmë këtë trofe, kemi shansin tu dhurojmë këtë kupë tifozëve dhe qytetit tonë: kjo është një ëndërr”.

“Duhet ta jetojmë plotësisht dhe të kërkojmë fitoren me çdo kusht. Duam që të sjellim trofeun në Romë dhe ky është objektivi ynë në 25 maj”, ka deklaruar kapiteni i Romës.

25-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Romën, ku në 40 ndeshje ka shënuar 14 gola e ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version