Site icon Telegrafi

Pellegrini flet pas humbjes së thellë në Norvegji: Duhet të kërkojmë falje, jam i zemëruar

Roma ka pësuar një humbje të tmerrshme në Ligën e Konferencës, pasi është mposhtur 6-1 nga Bodo/Glimt.

Kjo fitore ka bërë që tifozët e Romës të pranishëm në stadium të shpërthejnë ndaj futbollistëve, por miliona të tjerë në rrjetet sociale i kanë kritikuar ata.

Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini ka folur pas ndeshjes, i shokuar me rezultatin ndaj Bodo/Glimt.

“Për mua ka pak për të thënë. I treguam njëri-tjetrit atë që duhej thënë në dhomat e zhveshjes dhe është e drejtë që duhet të jetë kështu. Ne vetëm duhet të kërkojmë falje dhe të fillojmë përsëri më të fortë se më parë. Ndeshjet që vijnë janë më të rëndësishme”, tha Pellegrini.

Tutje numri shtatë i Giallorosëve ka thënë se është tejet i zemëruar dhe duhet të punojnë shumë për tu rikthyer te fitoret.

“Varet sesi shihen gjërat, shumë herë me fëmijët duhet të përdorësh një shkop të vogël për të ngulitur mësimin në kokën e tyre”.

“Jam i zemëruar. Nuk më vjen keq, jam i zemëruar. Nga nesër duhet të punojmë shumë, kemi ndeshje përpara për të fituar”, deklaroi mesfushori italian. /Telegrafi/

Exit mobile version