Manuel Pellegrini thotë se triumfi në Ligën e Kampionëve do të ishte largim i përsosur nga Manchester City.
Trajneri kilian, që ka fituar Premier Ligën në sezonin 2013-15, do të zëvendësohet në Etihad nga Pep Guardiola në fund të sezonit.
City, që nuk ka kaluar kurrë më shumë se në fazën e 16 ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve, është afër kalimit në çerekfinale pas fitores 3 me 1 si mysafir i Dynamo Kievit në ndeshjen e parë.
“Sigurisht [triumfi në Ligën e Kampionëve do të ishte përshëndetje fantastike], por nëse do të vazhdoja edhe vitin e ardhshëm sërish do të kisha dëshirën e njëjtë për klubin që të jemi sa më lartë”, ka thënë Pellegrini, raporton “Mirror”, transmeton koha.net. “Për mua, pasi që më duhet të largohem në fund të sezonit, mënyra më e mirë është të largohem me tituj”.
City, që fitoi Kupën e Ligës muajin e kaluar, është i katërti në tabelën e Premier Ligës me nëntë pikë prapa liderit Leicester City.