Telegrafi

Pellegrini dëmtohet në stërvitje, Italia kërkon zëvendësimin e tij

Mesfushori i Italisë, Lorenzo Pellegrini ka pësuar një dëmtim në muskuj dhe do ta humbas Euro 2020, ndërsa Gaetano Castrovilli mund ta zëvendësojnë atë.

Pellegrini ishte pushuar paraprakisht gjatë dy miqësoreve të fundit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi, sipas La Gazzetta dello Sport, ai pësoi një dëmtim të ri gjatë seancës së djeshme stërvitore në Coverciano.

24-vjeçari iu nënshtrua testeve mjekësore në mëngjes, të cilat treguan një dëmtim të muskujve.

Sipas La Gazzetta dello Sport, FIGC i kërkoi UEFA të zëvendësojë Pellegrinin me Gaetano Castrovilli i cili tashmë ka mbërritur në Coverciano.

Mesfushori i Fiorentina do të stërvitet me Azzurrët duke pritur dritën jeshile të UEFA-s.

FIGC zyrtarisht ka paraqitur një kërkesë për të zëvendësuar mesfushorin e Romës.

“FIGC i ka paraqitur një kërkesë UEFA-s lidhur me mundësinë e zëvendësimit të Lorenzo Pellegrini, i cili, në stërvitje dje, mori një dëmtim”, thuhet në deklaratën zyrtare./Telegrafi/