Telegrafi

Pellegri vendos rekord në Serie A, babai i tij nuk mban dot lotët (Foto)

Genoa humbi nga Lazio me rezultat 2-3.

Në këtë takim për vendasit dy gola i shënoi i riu, Pietro Pellegri.

Me këtë rast sulmuesi italian është lojtari i parë që shënon dy gola në një ndeshje në Serie A e ka lindur në shekullin XXI.

Vlen të theksohet se Pellegri ishte shumë afër kalimit te Interi gjatë verës, por çdo gjë dështoi në fund.

16-vjeçari tha se dy golshi ishte një ëndërr e bërë realitet.

Pas kësaj nuk mbajti lotët babi i tij, Marco Pellegri, i cili është edhe trajner në stafin e Ivan Juric. /Telegrafi/