Genoa humbi nga Lazio me rezultat 2-3.
Në këtë takim për vendasit dy gola i shënoi i riu, Pietro Pellegri.
Me këtë rast sulmuesi italian është lojtari i parë që shënon dy gola në një ndeshje në Serie A e ka lindur në shekullin XXI.
Vlen të theksohet se Pellegri ishte shumë afër kalimit te Interi gjatë verës, por çdo gjë dështoi në fund.
16-vjeçari tha se dy golshi ishte një ëndërr e bërë realitet.
Pas kësaj nuk mbajti lotët babi i tij, Marco Pellegri, i cili është edhe trajner në stafin e Ivan Juric. /Telegrafi/