Site icon Telegrafi

Pëlhurat për rastet solemne

Sateni: Llojet e ndryshme të satenit dallohen sipas thurjes, trashësisë dhe përmbajtjes, ndërsa të gjitha llojet e kanë një gjë të përbashkët – shkëlqimin, gjë që kanë një pamje solemne. Më i përshtatshëm është për fustane, bluza dhe funde, edhe pse jo rrallë shfrytëzohet edhe për pantallona.

Dantella: Është e pazëvendësueshme në gardërobën solemne, madje në të gjitha variantet e mundshme, dantella përherë duket moderne dhe, varësisht nga lloji, luksoze. Shfrytëzohet për të gjitha llojet e veshjeve. Efekte të shkëlqyeshme arrihen me kombinimin e llojeve të tjera të pëlhurave.

"Lureks": Janë pëlhura me përmbajtje të ndryshme të lëndëve të para, për të cilat karakteristike është përdorimi i penjve metalikë, të cilët u japin shkëlqimin. Janë të dedikuara ekskluzivisht për qepjen e fustaneve solemne.

"Brokat": Është një pëlhurë e rëndë e thurur me penj të artë apo të argjendtë dhe përherë është shfrytëzuar për qepjen e rrobave solemne. Gjatë sezoneve të fundit nga kjo pëlhurë më së shpeshti qepen palltot solemne, fustanet me modele të thjeshta, pastaj kostumet me pantallona, gjë që duken vërtet të posaçme.

"Matlase": Sipas peshës dhe llojit të rrobave që qepen nga kjo pëlhurë më së shumti i ngjajnë brokatit. Modelet e ngushta i japin një pamje relievore në sipërfaqe, andaj fustanet dhe kostumet e qepura nga ky stof duken të këndshme, posaçërisht nëse është e thurur nga fije të mëndafshta.

"Shifoni, voali, muslini": Nga këto pëlhura të holla para së gjithash qepen bluzat, pastaj mund të arrihet edhe një fantazi kombinimesh me pëlhurat e tjera. Llojet më të mira të punuara nga mëndafshi natyror, edhe pse variante të lira nga fijet e poliesterit sot janë aq mirë të punuara saqë duken të bukura, por janë edhe për çdo xhep.

"Moare": Pëlhurë mesatarisht e rëndë, përherë njëngjyrëshe, prodhohet nga fijet e mëndafshit apo të poliesterit. Kreatorët kulminantë e preferojnë, të cilët nga moarea qepin rroba mbrëmjeje (pothuajse përherë fustane), duke i shfrytëzuar mundësitë e tyre të jashtëzakonshme për modelime të ndryshme.

Kadifeja: Llojet e ndryshme të pëlhurave të kadifenjta përherë kanë asociuar në rrobat e mbrëmjes, edhe pse sot nga kjo pëlhurë qepen edhe rroba të çdoditshme. Megjithatë karakteristikat e saj – butësia, ngjyra dhe lëmueshmëria e mirë – edhe më tej e bëjnë të pazëvendësueshme me rastin e qepjes së rrobave solemne.

"Taft": Kjo pëlhurë kompakte dhe e lehtë dhe me shkëlqim është ideale për pallto të shkurtra të mbrëmjes apo për fustane, modeli i të cilave kërkon vëllimshmëri. Është karakteristike edhe pse shushurin me rastin e çdo lëvizjeje.

Exit mobile version