Site icon Telegrafi

Peja sot lufton për ta ruajtur pozitën e parë në Grupin B në Ligën Ballkanike

E vetmja dilemë në Grupin B në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) që ende s’ka përgjigje është se cila do të jetë skuadra që do të përfundoj në pozitën e parë dhe një gjë e tillë do të kuptohet të mërkurën mbrëma.

Me fillim nga ora 19:00, Peja është nikoqire e Tiranës, kurse në ora 20:00, Karpos Sokoli e pret ekipin e Feni Industries.

Momentalisht Peja është skuadra që është në krye të tabelës dhe është në avantazh ndaj Feni Industries në ndeshjet direkte. Kjo do të thotë se verdhezinjtë me një fitore eventuale kundër tiranasve, ekipi i vetëm nga Kosova që do të vazhdoj tutje në Ligën Ballkanike do të arrij ta mbaj këtë pozitë.

Sidoqoftë nëse Peja humb nga Tirana dhe Feni Industries triumfon ndaj Karpos Sokolit, atëherë ekipi nga Kavadarci i Maqedonisë do të përfundoj fazën e grupit në vendin e parë.

Ndërkaq situata për ekipet tjera në këtë grup është mjaft e qartë.

Sutjeska do të përfundoj e treta, kurse Karpos Sokoli e katërta.

Dilema tjetër është se me çfarë bilanci do të hyjnë këto skuadra në fazën e dytë të BIBL-it.

Nëse bilanci qëndron ashtu siç është tash, ato do të kenë 1 fitore dhe 1 humbje. Sidoqoftë nëse Feni Industries përfundon e para dhe Peja e dyta atëherë të dyja ekipet do të shkojnë me bilanc prej 2:0, kurse dy të tjerat me 0:2.

Exit mobile version