Site icon Telegrafi

Peja rikthen basketbollistin amerikan që shkëlqeu vitin e shkuar

Ekipi i Pejës, lideri i Superligës së Kosovës, me rikthimin e basketbollistit amerikan, Kevin Burwel II, do të jetë edhe më e fortë për në vazhdim të kampionatit tonë, po ashtu edhe në garat e Ligës Ballkanike dhe të Europe Cup.

Zyra e Federatës së Basketbollit të Kosovës bëri të ditur se Peja ka paraqitur për regjistrim Burwelin.

“Peja paraqet për regjistrim lojtarin ndërkombëtar, Kevin Burwel II”.

“Lojtari i lartpërmendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB Peja pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK”, – thuhet nga Federata.

Exit mobile version