Peja ka pësuar humbje të ngushtë me rezultat 82-75 nga Karpos Sokoli në Maqedoni.
Ndeshje tejet intensive dhe me shumë kthesa u zhvillua mes dy skuadrave të cilat kishin për qëllim vetëm fitoren.
Por, dueli i cili u vendos vetëm në minutat e fundit, i takoi Karposit që tregoi kompozitet më të mirë në fushë.
Epërsia në fund të pjesës së parë ishte shtatë pikë për Karposin, por atë e ngushtoi nga gjysma e fushës me një super treshe Cameron Rundles.
Në katër minutat e fundit Karposi krijoi epërsi prej nëntë pikësh, që ishte e paarritshme për Pejën, kurse dobësia sërish u tregua nën kosh, aty ku po çalon skuadra kosovare.
Më i miri në takim ishte Dragan Labovic me 19 pikë. Zoran Vrkic dhe Dominik Mavra shtuan nga 15 pikë.
Noah Dahlman kishte ndeshje të mirë me 26 pikë, Veseli shtoi 20 pikë dhe Rundles kishte nëntë pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime.
Për Karposin ishte kjo fitorja e tretë dhe ka gjasa kualifikuese, kurse Peja ka tre fitore dhe dy humbje, kurse zhvillon edhe disa ndeshje të shtyra në Ligën Ballkanike. /Telegrafi/